Nuk janë vetëm nishanet apo vijat e duarëve që tregojnë për personalitetin apo “fatin” tonë. Çdo pjesë e trupit thotë diçka dhe sot e kanë radhën këmbët! Gjatësia e ndryshme e tyre tregon shumë për ne.
Forma më e zakonshme e gishtërinjve, e njohur si “këmba egjiptiane” nënkupton se keni një formë trupore të balancuar dhe në proporcionin e duhur. Kujtdo që gishtat e këmbës i vijnë duke iu zvogëluar nga i madhi te i vogli është njeri shoqëror dhe i qejfit.
Përherë i gatshëm për të mësuar gjëra të reja! Kjo formë këmbe është tipike e njerëzve që udhëtojnë shumë dhe që dëshirojnë të zbulojnë sa më shumë vende, e bashkë me to edhe kulturat përkatëse.
Nëse gishti i dytë i këmbës është më i gjatë se i madhi, pra keni të bëni me një “këmbë greke” dijeni se jeni liderë të lindur. Njerëzit që kanë gishta të tillë janë shumë energjikë, gjatë gjithë kohës aktivë, të motivuar dhe entuziastë ndaj ideve dhe njerëzve të rinj.
Keni shumë besim në vetvete dhe jeni dominantë në çdo marrëdhënie që krijoni. Kjo është arsyeja madje pse dikur në Indi nënat nuk pranonin që djemtë t’ju martoheshin me gra të tilla, që do t’i bënin zap.
Në rast se gishti juaj i dytë dhe i tretë vijnë thuajse në të njëjtën gjatësi me gishtin e madh keni të bëni me një “këmbë romake”.
Njiheni si njerëz shumë të shoqërueshëm dhe si një orator i zoti. Nëse do të dini si ta përdorni forcën e fjalëve tuaj dhe elokuencën do të mund të nënshtroni një popull të tërë. Ju karakterizon një energji e jashtëzakonshme dhe dëshira për të udhëtuar sa më shumë.
Nëse të gjithë gishtat e tjerë pas të madhit vijnë në të njëjtën gjatësi, këmba juaj ka formë gjermanike.
Jeni njerëz shumë të logjikshëm, peshoni me kujdesin më të madh çdo avantazh dhe disavantazh përpara së të ndërmerrni një vendim, jeni të rezervuar dhe gjakftohtë. Por pavarësisht këtyre cilësive ju dallon një përkujdes i jashtëzakonshëm për të tjerët.