Si ta bëni dikë për vete, me disa lëvizje të thjeshta…

Kuriozitete

couple
Doni të tërhiqni vëmendjen e dikujt? Keni filluar të frekuentoni një person të ri dhe doni ta bëni për vete? Është më e thjeshtë sesa mendoni.

1.Në rastin e vajzave, luani me flokët
Është taktikë e vjetër por efikase. Vijini në pah flokët tuaj të bukur, duke luajtur me to. Mbani kontakt me sy me personin që keni përballë, ndërkohë që lëvizni herë pas here flokët.

2.Shikimi “provokues”
Funksionin për të dyja palët. Shikojeni personin që po takoni nga koka te këmbët dhe fokusohuni më tepër tek sytë dhe buzët. Ky veprim flet më shumë se vetë fjalët. E nëse personi tjetër nuk mer mesazhin që sapo i keni dhënë, atëherë sapo keni takuar dikë që nuk është i interesuar të ketë një lidhje.

3.Përmendni emrin e tij/saj
Do i duket sikur po i jep rëndësi. Sidomos nëse jeni të shoqëruar edhe nga persona të tjerë. Theksoni emrin e tij/saj sa herë flisni për diçka. Do i tërheqë vëmendjen dhe do fokusohet vetëm tek ju.

4.Buzëqeshni
Në fund të fundit, askush nuk do dojë të krijojë diçka me një person që ri i vrenjtur gjithë kohën apo jo? Megjithatë, kujdesinu mos keni ndonjë gjë në dhëmbë, pasi do të ishte një “vetvrasje sociale”.

5.Zbulo çfarë i pëlqen
Mundohuni të kuptoni çfarë preferencash ka, hobin e tij/saj. Merrni të dhëna për atë çfarë personit tjetër i intereson dhe flisni për këtë gjë sikur të ishit ekspertë të vërtetë.

6.Tregohuni të shkujdesur, por plot vetëbesim
Duhet të tregoni se keni vetëbesim, pasi askush nuk ka “nerva” të merret me një njeri të pasigurtë në vete. Megjithatë, mundohuni ta tregoni këtë gjë në një mënyrë shumë të butë, pasi ndryshe rrezikoni të dukeni arrogantë.