Si rrjetet sociale po ndryshojnë sjelljet njerëzore

Kuriozitete

Në epokën digjitale, duket sikur çdo sekondë e jetës sonë duhet të dokumentohet. Lehtësia me të cilën mund të bëni një fotografi dhe ta hidhni atë në rrjete sociale, mund të bëjë që ju të përqendroheni më shumë në ndarjen e lumturisë sesa ta shijoni atë. Por kjo nuk është e vetmja mënyrë se si rrjetet sociale mund të na dëmtojnë.

Amerikanët shpenzojnë mesatarisht 11 orë çdo ditë duke bashkëvepruar me disa forma të medieve, nga moshat 18 deri në 34 vjeç duke shpenzuar gati një të tretën e asaj kohe në telefonat e tyre. Në të njëjtën kohë, adoleshentët dhe të rinjtë vuajnë nga çrregullime të humorit dhe mendimet vetëvrasëse, në një numër më të madh se çdo gjeneratë e mëparshme.

Kurrë më parë në historinë tonë njerëzit kanë qenë të tengopur me informacione në vëllime të tilla ekstreme. Është pothuajse e pamundur të përqendrohesh në një bisedë apo aktivitet, sepse gjithmonë ka diçka tjetër, e cila tërheq vëmendjen tonë. Kjo është arsyeja, se pse shpesh ndihemi sikur jemi më të vetmuar se kurrë.

“Pyesim veten pse ndihemi më të vetmuar se kurrë. Është për shkak se pëlqimet dhe komentet, nëpër rrjete sociale, nuk janë të njëjta sikur të shohësh një mik që e njeh mirë dhe ndan një çast me ta”.

Drita e duhur për selfie, apo këndi i saktë për një foto të përsosur si dhe aplikacionet për rregullimin e fotografive nënkuptojnë që ne shpesh jetojmë në një realitet‘’të filtruar’’. Kemi parë për dekada, se si revistat dhe mediet paraqesin disa imazhe që krijojnë një sfidë për identitetet tona. Por ne po e bëjmë këtë sfidë akoma dhe më të madhe, falë kohës që i kushtojmë kësaj bote virtuale.

Vetëvlerësimi dhe monitorimi janë thelbësore. Duhet të pyesim veten: kur kaloj kohë në mediat sociale, si ndihem më pas? Nëse mediat sociale ndikojnë në vetëbesimin tuaj, ju duhet të bëheni më të kujdesshëm për njerëzit që ju ndiqni dhe për gjërat me të cilat jeni angazhuar, si dhe për sasinë e kohës që keni kaluar në rrjetet sociale.

Kur ne jemi në shtëpi para televizorit, kemi qindra kanale për të parë, dhe ne ndryshojmë nga njëri në tjetrin kurdo që shohim diçka që nuk na pëlqen. Mendoni edhe për mediat sociale në këtë mënyrë. Mos ndiqni kanalet që nuk sjellin asgjë të bukur, argëtuese apo frymëzuese në jetën tuaj.