Pasanikët e Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik paguajnë miliona dollarë për mostrat e zogjve të bukur grabitqarë.
Për një skifter të bardhë, pa asnjë vijë të vetme me ngjyrë tjetër, pasanikët janë të gatshëm të ndajnë deri në dy milionë dollarë.
Si në shumë vende të tjera, gjuetia ndaj skifterëve në Katar është pjesë e traditës familjare.
Kur i shtojmë se ky vend ka standardin më të lartë jetësor në botë, kjo traditë kthehet në pasion.
Në kryeqytetin Doha, gjendet qendra tregtare Souk Waqif. Ajo përfshin një treg të madh, ku lehtësisht mund të bëhesh pronar i një skifteri.
Dhjetëra zogj janë duke pritur të gjejnë një pronar. Sytë e tyre janë të mbuluara me kapele, në mënyrë që të mos tremben nga prania e shumë njerëzve.
Çmimet në këtë treg janë të ndryshme. Skifteri krejtësisht i bardhë, vlen më së shumti. Skifterët më të shtrenjtë kanë një kosto fillestare prej 200 mijë dollarë, ndërsa disa mostra arrijnë vlerën e pabesueshme prej dy milionë dollarë.