Si po thahet Shqipëria?! Çfarë pritet të shkaktojë vala e të nxehtit që po vjen

Kuriozitete

sqosmoti

Shqipëria do të goditet nga valë më ekstreme të nxehti për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërkohë që tendenca e reshjeve po shkon në kah të kundërt me atë që ka rajoni. Rënia e tyre është me të paktën 20%. Këto janë disa nga rezultatet që nxjerr një studim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal i lidhur me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor.

“Ndryshimet në reshje nuk janë domethënëse në përgjithësi dhe raportohen në rritje në pjesën më të madhe të rajonit me përjashtim të rënies më të theksuar në Shqipëri. Shpërndarja hapësinore e reshjeve të akumuluara tregon ndryshime në pjesën më të madhe të rajonit me një interval plus ose minus 5% dhe në disa zona edhe rritje 10%.

Shqipëria dhe pjesët perëndimorë të Maqedonisë tregojnë për një rënie më e theksuar në pjesën bregdetare kryesisht 20%. Mesatarja 10-vjeçare e llogaritur për gjithë trendin nga 1961-2015 ka të njëjtën tendencë duke treguar një rritje kryesisht me 10-20 milimetra në 10 vjet, por një trend negativ në Shqipëri me 10-30 milimetra/10 vjet në rajonin bregdetar verior” thuhet në studim. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sipas studimit konsiderohen në brezin e vendeve me rrezik të mesëm deri në të lartë sa u përket ndryshimeve klimatike për shkak të përqindjes së lartë të popullatës që është e punësuar në sektorë të lidhur me motin dhe klimën. Edhe papunësia e lartë është një pengesë e dukshme e përbashkët për gjithë rajonin. Të dhënat e mbledhura tregojnë se i gjithë rajoni është nën një rritje domethënëse të temperaturave më e theksuar në Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe më pak në Maqedoni.

Rritja e temperaturave është duke u intensifikuar nga Jugu në Veri. Republika e Maqedonisë dhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë kanë ndryshime në intervalin 0.5-1 gradë Celsius, ndërsa në veri të Shqipërisë dhe në katër ekonomi të tjera të Ballkanit Perëndimor në intervalin 1-1.5 gradë celsius.

Ndryshimet klimatike 2016-2035
Ndryshimet klimatike pritet të kenë ndikime edhe më të dukshme në të ardhmen e ndarë në parashikimet që bëhen në të paktën tre etapa. Për atë të parë që është 2016-2035 numri i ditëve të nxehta do të rritet me 5-10 ditë dhe me vlera më të larta domethënëse në disa rajone si zona bregdetare shqiptare, rajoni I Podgoricës,, Maqedonia, Serbia Jugore dhe qendrore dhe disa pjesë të Bosnjë Hercegovinës. “Mesatarja e gjatësisë dhe frekuenca e valëve të të nxehtit po rriten lehtësisht me ndryshime të mundshme më të theksuara në disa rajone të jugut çka lajmëron për një rritje ndoshta më ekstreme sesa shihet, veçanërisht në zonat bregdetare të Shqipërisë, në zonën Jugore të Bosnjës, në Podgoricë dhe juglindjen e Maqedonisë”, vlerëson studimi./Monitor/