Si përshëndeten njerëzit nëpër vende të ndryshme të botës?

Kuriozitete
  1. Zelandë e re/Gjatë përshëndetjes tradicionale Maori, njerëzit prekin në të njëjtën kohë hundën dhe ballin duke ndarë me tjetrin frymëmarrjen, pra shpirtin!
  2. Japoni/ Rei, është në të njëjtën edhe përshëndetje edhe falenderim edhe detyrim social. L’eshaku është një tjetër përshëndetje, më informale që përdoret për raste përgëzimesh. Keirei, është për rangun e lartë të shoqërisë, për shembull, shefin duhet ta përshëndesësh sipas traditës keirei. Saikeirei, përdoret përpara personaliteteve më të mëdha që mund të ketë vendi.
  3. Filipine/ Në kulturën e vendit aziatik përdoret një alternativë e puthjes si përshëndetje. Më të rinjtë vendosin ballin në dorën e të moshurit I cili ‘i bekon’ duke i lejuar më pas edhe ta puthin.
  4. Kenya/ Masai-t I përshëndesin të ardhurit e rinj me një kërcim tradicional që quhet adamu.
  5. Francë/ Miqtë, kur takohen, puthen mes tyre tre herë. E njëjta gjë ndodh edhe në Belgjikë, Serbi dhe Ukrainë.
  6. Indi/ Këtu do dëgjoni shpesh të thuhet ‘Namaste’ ndërsa përshëndetësi do jetë duke bashkuar duart përpara, në formë lutje, në lartësinë e gjoksit.
  7. Tailandë / Edhe tradita tajlandeze e të përshëndeturit është e ngjashme me atë indiane. Sipas rëndësisë së njeriut që je duke përshëndetur, ndryshon edhe hapja e gjerësisë së krahëve.
  8. Tibet/ Tibetianët tregojnë për disa sekonda gjuhën, në shenjë respekti, për të treguar se nuk janë rimishërimi I ndonjë të keqeje të sovranit Lang Darma, I njohur për gjuhën e zezë. I njëjti gjest përdoret edhe për të konkluduar një marrëveshje.