Si ndryshon moti gjatë 15-ditëshit të dytë të korrikut; luhatjet që nisin nga kjo fundjavë

Kuriozitete

motinjsnsj

Meteorologet parashikojne dite me temperatura te larta, alternuar edhe me dite qe do te kete shtrengata, kryesisht pasditeve. Sipas Meteoalb, sot vijon dominimi i motit të kthjellët me vranësira gjatë pasdites në ekstremet Veri-Verilindje ku shfaqet mundësia për shira të izoluar. Të shtunën dhe të dielën, bregdeti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme pasditen e së dielës, kryesisht në Veriperëndim.

Ndërsa zonat e ulëta por kryesisht ato malore, gjatë të dy pasditeve të fundjavës do të kenë vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm të cilët pasditen e së shtunës fokusohen kryesisht në Veri – Verilindje por pasditën e së dielës, zhvendosen kryesisht në Juglindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore të Shqipërisë.

TABLOJA TERMIKE: Sot pritet që temperaturat të ngjitën maksimalisht në 36°C në disa qytete të Ultësirës Perëndimore shqiptare, po ashtu në zonat malore priten temperatura mbi 33°C. Fundjava sjell freskim të ndjeshëm të motit si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Europa Veriore duke bërë që maksimumi termik në territor të ulet në 32°C, vlera këto tipike të muajit korrik. Në të njëjtat vlera termike Shqipëria vijon pjesën e parë të javës që vjen por sërisht pas të enjtes pritet rritje e ndjeshme e temperaturave duke kulmuar fundjavën tjetër në vlera maksimale mbi 34°C. Përsa i përket prezencës së shirave në javën e dytë të korrikut, do të jenë prezente gjatë pasditeve në formën e rrebesheve të shkurtra kryesisht në Veri dhe zonat Lindore por shumë pak rrezikohen zonat Qendrore ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.