Si do të ishte lidhja e Dashit me të gjithë shenjat e tjera të horoskopit; Zbuloni kombinimet perfekte

Kuriozitete

Dashi & Dashi: Mund të jetë një lidhje e fuqishme emocionale, por të dy palët dëshirojnë të jenë dominues, ndaj kjo marrëdhënie nuk është më e mira.

Dashi & Demi: Dashi mund të lodhet shumë shpejt nga lidhja me Demin. Mirëpo varësia ndërmjet të dy palëve është e madhe dhe këtu është edhe pengesa kryesore mes këtyre dy shenjave.

Dashi & Binjakët: Ky është një çift i mrekullueshëm, sepse të dy palët u kënaqen gjërave të reja, komunikimit dhe spontanitetit të jetës. Është një prej kombinimeve më të mira.

Dashi & Gaforrja: Fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurt, mirëpo shumë shpejt kalon vetëm në kujtim të thjeshtë. Dashi nuk e gjen asnjëherë veten me një gaforre.

Dashi & Luani: Nëse mund të gjejnë mënyrë dhe hapësirë për kompromis, ky mund të jetë një kombinim i mrekullueshëm.

Dashi & Virgjëresha: Mosmarrëveshje të mëdha, ky kombinim nuk është i duhuri.

Dashi & Peshorja: Kjo mund të jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjatë.

Dashi & Akrepi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit është një kombinim shumë i mirë.

Dashi & Shigjetari: Të dy palët tregojnë interesa të përbashkëta dhe si çift shkojnë për mrekulli.

Dashi & Bricjapi: Pas çdo këndi të kësaj lidhjeje, presin argumente të shumta.

Dashi & Ujori: Me mirëkuptim të vogël, ky është një kombinim që premton shumë. Janë dy shenja që e gjejnë veten mes qetësisë dhe pasionit për jetën.

Dashi & Peshqit: Kjo lidhje mund të mbijetojë vetëm nëse secila palë u përgjigjet nevojave të palës tjetër. Nëse Dashi bashkohet me Peshqit, është e vështirë të ndahen.