Si do të duket kartëmonedha e re 10,000 lekë?

Kuriozitete

Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, prerja më e madhe e parasë e nxjerrë në emetim deri më tani në Shqipëri, do të dalë në qarkullim në tremujorin e fundit të këtij viti. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë nisi prezantimin e serisë së re të kartëmonedhave. Seria e re e ka 6 prerje: 2005001000, 20005000 dhe prerjen e re 10,000 Lekë.

Kartëmonedhat 200 dhe 5000 lekë kanë qenë në qarkullim që nga data 30 shtator 2019, ndërsa deri në fundt të 2020 do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 10,000 lekë dhe 1,000 lekë. Ndërkohë kartëmonedha 2,000 lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga fundi i vitit 2021 dhe  kartëmonedha 500 lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.

Kartëmonedha0 10,000 lekë, që del për herë të parë në treg, ende nuk është prezantuar si imazh nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë burime thonë se sipas vendimit të Këshillit të Mbikëqyrjes, kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit. Figura e tij do jetë e kombinuar me simbolet figurative të Flamurit Kombëtar, si dhe një varg të zgjedhur nga Himni Kombëtar. Vargu do të jetë: ‘Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim’.

Të gjitha prerjet e serisë aktuale të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë, janë miratuar në vitin 1995 dhe janë hedhur në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë kartëmonedha 2000 Lekë iu shtua serisë në vitin 2008. Kujtojmë se në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

Në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime të vazhdueshme në teknologji, për sa i përket elementeve të sigurisë që mund të dallohen nga publiku i gjerë pa përdorimin e makinerive të posaçme. Po ashtu edhe për sa i përket atyre që njihen nga makineritë e përpunimit dhe numërimit të kartëmonedhave.

Kartëmonedhat ekzistuese, të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vijojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.

Banka e Shqipërisë do të njoftojë publikun në kohën e duhur mbi datat kur secila nga prerjet ekzistuese prej 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekësh nuk do të ketë më kurs ligjor. Gjithsesi, edhe pas humbjes së kursit ligjor, kartëmonedhat ekzistuese do të ruajnë vlerën e tyre dhe do të mund të shkëmbehen me të rejat për të njëjtën vlerë.