Si arriti Zelensky të kalonte nga arti në politikë: 7 fakte që s’i dinim për të

Kuriozitete

Presidenti Volodymyr Zelensky është bërë fytyra e rezistencës së Ukrainës kundër forcave pushtuese të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai aktualisht ka fituar respektin e shumicës së publikut ukrainas duke refuzuar të largohet nga kryeqyteti. Në vend të kësaj, ai ka ecur në rrugët e Kievit dhe u ka bërë thirrje ukrainasve të rezistojnë, ndërsa harton një strategji të suksesshme komunikimi që ka fituar zemrat dhe mendjet e liderëve dhe votuesve evropianë.

Ai padiskutim sot është në qendër të vëmendjes së të gjithë botës, por si u bë i famshëm Zelensky dhe si arriti të kalonte nga arti drejt politikës?

Mesa duket, për 44-vjeçarin ishte e shkruar karriera e suksesshme në politikë.

  1. Studioi për drejtësi

Zelensky studioi drejtësi në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit, por karriera e tij ndryshoi trajektore kur u përfshi në teatër gjatë studimeve. Edhe pse është diplomuar për drejtësi, Zelensky nuk e ka ushtruar ndonjëherë si profesion.

  1. Bashkëthemeloi kompaninë e produksionit të filmave “Studio Kvartal 95”

Volodymyr Zelensky shkroi dhe luajti në disa filma të prodhuar nga një kompani produksioni që ai bashkëthemeloi, i titulluar “Studio Kvartal 95”.

Në vitin 2005, Zelensky bëri debutimin e tij të parë në filmin muzikor-komedi të titulluar “The Three Musketeers”, në të cilin luajti rolin e  D’Artagnan. Ai vazhdoi të shkruante dhe interpretoi si aktor edhe në “No Love in the City”, “Corporal vs. Napoleon”, “8 First Dates” dhe “Love in Vegas”.

Zelensky prodhoi 10 filma me metrazh të gjatë dhe fitoi më shumë se 30 çmime në “National Television Award of Ukraine Teletriumph”.

  1. Ka fituar “Dancing With the Stars” në Ukrainë

Mes të tjerash Zelensky është edhe një kërcimtar shumë i mirë. Ai fitoi versionin ukrainas të “Dancing With the Stars” në 2006. Zelensky rrëmbeu vendin e parë me partneren e kërcimit Olena Shoptenko.

  1. Ka qenë dublues i filmit të animuar për fëmijë “Paddington”

Volodymyr Zelensky ka dubluar ariun e dashur tek filmi “Paddington”. Këtë e ka konfirmuar producenti i “Paddington” për ‘The Hollywood Reporter’.

  1. Aktor në serialin “Në shërbim të popullit”

Nëse do përmendim momentin kulminat të jetës së tij, ku dhe fitoi famë masivisht, patjetër që do jetë personazhi i tij në serialin “Në shërbim të popullit”, i cili u transmetua në Ukrainë nga viti 2015-2019.

Zenesky luajti rolin e një mësuesi të ndershëm shkolle, i cili zgjidhet president dhe nis të drejtojë vendin duke shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales.

Këtu mund të themi që ky rol shënjoi për të ardhmen e tij, pasi i shërbeu komedianit si trampolinë për fushatën presidenciale në jetën reale.

  1. Zelenskyy njoftoi kandidaturën e tij për president gjatë një shfaqjeje komedie për Vitin e Ri

Volodymyr Zelensky ngriti partinë e tij dhe e quajti njësoj si seriali me të cilën u bë i famshëm: “Në shërbim të popullit”.

Një muaj më vonë pasi mbylli me sukses serialin, komediani i njohur zgjidhet president i Ukrainës në prill të vitit 2019. Ai fitoi presidencën me një fitore me mbi 70% të votave.

  1. Lideri i Ukraninës është hebre

Lideri i Ukrainës jo vetëm është hebre, por shumë nga të afërmit e tij u vranë nga nazistët gjatë Holokaustit.

Tashmë Zelensky përfaqëson figurën e një lideri ideal, njeriun e patrembur dhe rezistencën. Situata aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës ka ngjallur interes për të parë serialin në të cilin ka interpretuar lideri ukrainas, që tregon dhe rrugën e ngjashme që Zelesky-t i është dashur të ndjekë edhe në jetën reale.

“Në shërbim të popullit”, i cili është kthyer në serialin më të komentuar dhe më të ndjekur të momentit vjen ekskuzivisht në Tring, të cilin mund ta ndiqni nga e hëna në të premte ora 21:00 në Jolly HD dhe 21:30 në Tring Smile.