Pas gjithë zhurmës që bënë takimet e tyre në mediat ndërkombëtare, këtë herë, nga takimi mes çiftit presidencial të Amerikës dhe atij të Francës, është zbardhur një tjetër detaj që i ka bërë njerëzit të ‘çmenden’ më shumë se me çdo gjë tjetër. Pas zhvillimeve te ceremonisë zyrtare, Trump-Macron bashkë me
bashkëshortet e tyre darkuan në një darkë luksi në kullën Eifel.
Sot në rrjetet sociale po qarkullon një faturë e publikuar si fatura që Trump ka paguar për darkën në restorantin luksoz. Çmimi i darkës në kullën Eifel nuk është as më pak e as më shumë se 154.953 euro për katër persona.