Shatërvani i Trevit në Romë ka një traditë të gjatë: nëse qëndroni me shpinë nga shatërvani dhe hidhni një monedhë nga shpatulla e majtë e keni të garantuar kthimin në Romë. Çdo ditë mijëra njerëz marrin pjesë në këtë zakon, që barazohet me afro 15 mijë dollarë në javë dhe afro 1 milionë dollarë në vit, monedha të mbledhura. Ka mjaft të ardhura, që çdo ditë Caritas-it të Kishës Katolike i duhet një orë të pastrojë shatërvanin nga monedhat dhe t’ua shpërndarë atyre në nevojë. Ata madje kanë çelur edhe një supermarkatë me çmime të ulëta në 2008-ën nga paratë e mbledhura.
Ndërsa Shatërvani i Trevit duhet pastruar çdo ditë, shatërvanë të tjerë të famshëm i mbledhin monedhat njëherë në disa muaj. Liqeni në hotelin Bellagio në Las Vegas, përshembull, mbledh afro 12 mijë dollarë në vit dhe përdor një sistem shumë efikas pastrimi. Një vakum gjigant përdoret për të larguar gjithçka nga fundi i liqenit.
Ngjashëm, shatërvanët në Qendrën tregtare në Minesota të Amerikës bëjnë afro 2 mijë dollarë në muaj që u dhurohet shoqatave bamirëse dhe jofitimprurëse. Shatërvanet në 24 Kafenetë Pyjore bëjnë afro 25 mijë dollarë në vit, që u dhurohen shoqatave mjedisore. Dhe shatërvanët në Disney World ka mbledhur 18 mijë dollarë më 2014 –ën, të cilat iu dhuruan të gjitha fëmijëve në shtëpi kujdesi.
Një tjetër fakt interesant është se Memoriali i 11 Shtatorit ka mbledhur afro 3 mijë dollarë, pavarësisht faktit se njerëzit nuk lejohen të hedhin monedha. Shatërvani, në Bryant Park, ndërkohë mbledh 3400 dollarë çdo vit, që është pak a shumë paga për ata që grumbullojnë këto monedha. Në mënyrë të çuditshme Shatërvani Buckingham në Çikago, që është edhe më i madhi në botë, bën vetëm 200 dollarë në vit.