Shqiptarja nga Kosova, shoqëruesja e parë e Miss Universe në Gjermani

Kuriozitete

thhththt

Një 22-vjeçare më prejardhje nga Kosova, e cila ushtron profesionin e infermieres ëhstë shpallur shoqëruesja e parë e Miss Universe Germany 2016.

Doresa Halilaj ka lënë pas një fundjavë stresuese pas spektaklit që u mbajt më 7 gusht në Ëindhagen të Gjermanisë, ku ishte pjesë e dhjetë kandidateve për t’u zgjedhur “Miss Universe Germany 2016”.

Ajo u shpall shoqëruesja e parë e “Miss Universe Germany 2016” (vendi i dytë). Për 22-vjeçaren më prejardhje nga Kosova kjo ishte një arritje më e madhe.

Doresa banon në Metzingen të Gjermanisë. Ajo është infermiere dhe punon në klinikën e të aksidentuarve në Tubingen. Edhe pse i pëlqen fusha e modelimit, Doresa nuk do të hiqte dorë nga profesioni i infermieres për një karrierë si modele.

“Këtë pyetje ma kanë bërë edhe shumë kolegë të mi. Përgjigja ime është: Jo, dëshiroj të qëndroj tek pacientët e mi. Karriera e një modele është shumë stresuese dhe spontane. Unë e pëlqej jetën dhe punën time qe e bëj çdo ditë në spital”, ka thënë Doresa për mediat gjermane.

Bukuroshja shqiptare është shprehur se ka marrë shumë mesazhe urim për çmimin që e ka fituar, madje njerëzit kanë filluar ta njohin edhe kur del rrugës, nga ku nuk i mungojnë as komplimentet e shumta.

Kurorën e më të bukurës të këtij spektakli e ka fituar Johanna Acs.

hthth