Shqipëria, vendi me shërbimin shëndetësor më pak cilësor në Europë!

Kuriozitete

mjekesia
Shqipëria është renditur në vendin e fundit nga Indeksi Konsumator Shëndëtësor përsa i përket shërbimit shëndetësor që ofron. Instituti suedez “Health Consumer Powerhouse” ka bërë të mundur llogaritjen e këtij indeksi. Duke u renditur në vend të fundit Shqipëria la pas vende si Rumania, Mali i Zi, Bullgaria. Në tërësi ky indeks përllogarit se cili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve. Shqipëria, sipas raportit, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor.