Shokët e klasës e tallnin për shkak të peshës, 16-vjeçarja lë pa fjalë të gjithë në mbrëmjen e maturës

Kuriozitete

amer

16-vjeçarja britanike Chloe Robson nuk do ta kishte marrë kurrë me mend që emri i saj do të përfundonte në emrat më të njohur të shtypit mbarëbotëror, duke u shndërruar në këtë mënyrë në heroinën e mijëra fëmijëve e adoleshentëve që janë pre e bullizmit çdo ditë në shkollë, familje dhe më gjerë.

Adoleshtenja është vënë gjithmonë në qendër të kritikave, ofendimeve dhe poshtërimeve nga shokët e saj të shkollës që në moshën 7-vjeçare për shkak të mbipeshës, një situatë të cilën e ka vuajtur gjatë gjithë kohës. Madje ajo po mendonte të mos merrte pjesë në mbrëmjen e maturës pasi nuk do donte të provonte sërish atë që kishte kaluar tërë këto vite. Por xhaxhai i saj Grant Robson, një agjent marketingu, e bindi jo vetëm që të merrte pjesë dhe të ndihej krenare për atë që ishte, por i dhuroi edhe surprizën më të bukur që mund të ëndërrojë një adoleshente.
Ndërkohë që shumë prej bashkëmoshatareve të saj mund të shoqërohen në festë vetëm nga një shoqërues, Chloe bëri hyrjen e saj të madhe me plot 120 të tillë. Xhaxhai i saj arriti që brenda pak ditësh të krijonte një grup motorristësh ‘’Bikers Against Bullies’’, të cilët iu bashkuan kauzës së tij dhe pranuan të ishin shoqëruesit e nderit, për Chloe-n.

16-vjeçarja u shfaq në ‘’Lumley Castle’’ e shoqëruar nga 120 motorristë, të cilët ishin aty për të. “Isha shumë e emocionuar se do shkoja në mbrëmjen e maturës dhe për reagimin që do merrja. Ishte një tronditje kur të gjithë dëgjuam zhurmën e motorave dhe u shfaqën motoristët. Nuk e prisja por më bëri të ndihesha e mbështetur dhe të kisha vetëbsim. Ata më rrethuan makinën dhe më dërguan në shkollë si eskortë. Të gjithë më pritën me duartrokitje, përfshirë mësuesit dhe familjarët e studentëve të tjerë. Ishte një moment i papërshkrueshëm”, -tha ajo për ‘’Daily Mail”.