Shkrimi i dorës në rrezik zhdukjeje! Kërkohet që të mos mësohet më në shkolla…

Kuriozitete

shkrim
Fëmijët e sotëm duke qenë se janë rritur në erën e teknologjisë nuk janë shumë të dhënë pas shkrimit të dorës.Pra edhe elementet më rutinë që mëson njeriu gjatë jetë po vihen në diskutim, e gjitha kjo falë teknologjisë. Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit duhet thënë se ka persona të cilët propozojnë që fëmijët mos të mësojnë se si të shkruajnë me shkrim dore në shkolla.Sipas shkencëtarëve kjo ide nuk është e paranueshme, duke iu referuar studimeve ata thonë se shkrimi i dorës, ose kaligrafia, luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijës,ndaj dhe kjo tendencë, sipas tyre është shumë e rrezikshme.Pra shkrimi i dorës nuk është thjesht një aftësi motorike. Kjo lloj rutine e hershme për brezat e mëparshëm vendos në përdorim pjesën arysetuese të trurit si dhe stimulojnë imagjinatën vizuale të shkruesit.