Vitet e fundit njerëzit përballen çdo ditë me humbje të kujtesës. Frika për humbjen e kujtesës është një proces, i cili herë pas herë ngjall dyshime te njerëzit sidomos te personat mbi moshën 40 vjeç. Të gjithë shqetësohen për shkak të vështirësisë që hasin kur kërkojnë të kujtojnë një emër apo edhe takime e evente ku duhet të marrin pjesë.
Ajo që nuk dihet gjerësisht në masë është fakti se bimët mund të na ndihmojnë në ruajtjen dhe rikthimin e kujtesës. Po ashtu ka disa bimë që stimulojnë shëndetin e përgjithshëm të trurit.
Kushdo që ka kopsht dhe ka mbjellë rozmarinë e di mirë aromën e saj të shijshme.
Aroma e saj është një nga arsyet pse ajo përdoret më të madhe në kuzhinë dhe konsiderohet si një ndër bimët më të përshtatshme për shumicën e recetave.
Është pikërisht rozmarina, bima që mund të bëj mrekulli në rikthimin e kujtesës tuaj.
Sipas shkencëtarëve përdorimi I rregullt I kësaj bime mund të përmirësoj shëndetin e trurit, vepron si anti-flamator, ndihmon kundër lodhjes dhe stresit, relakson mendjen tuaj dhe është ndër bimët më të pasura me antioksidantë.