Shkëmbinj të çuditshëm me forma njerëzish

Kuriozitete

158796

Këta që shihni në foto janë disa shkëmbinj, të cilët natyra i ka gdhendur të duken sikur janë fytyra njerëzish.

Për ti shijuar këto pamje, mjafton ti shikosh nga këndi i duhur dhe të vësh në punë imagjinatën.

Ja cilët janë disa shkëmbinjtë që duken si fytyra njerëzish

1. Stac Levenish, Skoci

Ishulli Stac Levenish është një nga zonat më të largëta dhe të paarritshme në Skoci. Një fytyrë njerëzore gjigante, e cila ndodhet në njërën anë të ishullit, e bën vendin akoma edhe më të frikshëm…

2. Sphinx, Rumani

Në malet Buçegi në Rumaninë qëndrore, era dhe shiu kanë gërryer shkëmbinjtë në mënyrë shumë paradoksale. Më i çuditshmi është Sfinksi i famshëm, në një lartësi prej 2216 metra, lartësia e të cilit arrin 8 metra dhe perëndimi i diellit është momenti më i përshtatshëm për ta admiruar.

3. Eagle Cap Chieftain,Oregon

Një kokë e gdhendur në shkëmb, ka çuditur fotografin Ted Ëerth, i cili ishte duke fotografuar bukuritë e egra të zonës. Ai ishte i pari që zbuloi dhe fotografoi këtë shkëmb të çuditshëm.

4. Hodge Close Quarry Skull, Britani

Në Lake District në Angli, ndodhet kafka e famshme …! Ajo është një shpellë shkëmbore, që duket sikur ka dalë nga një film horror!

5. Rosëell Calling Card, Meksikë

Në Parkun Kombëtar Bandelier, në veri të Neë Mexico, ato çfarë tërheqin më tepër vëmendjen e vizitorëve, janë shkëmbinjtë vullkanik. Po të shikosh me vëmendje, në një pjesë të këtyre shkëmbinjëve, shfaqet një fytyrë Alieni, që nuk dihet se kush e ka gdhendur aty, natyra apo vetë …jashtokësorët??

6. Moher Of God, Irlandë

Fytyra e një burri shfaqet në Moher Cliffs në Irlandë!