Disa aspekte fizike të një personi mund të jenë tregues të karakterit të tij, një prej të cilave është edhe forma e thonjve.
Thonjtë e gjatë dhe të rrumbullakët
Ti je një prefeksionist që adhuron romancën. Të pëlqen të jesh i organizuar dhe të vëzhgosh gjërat e bukura. Je njeri social dhe të pëlqen të dalësh shpesh.
Thonjtë e gjatë dhe katrorë
Nuk e kontrollon fare gojën. Çdo gjë që ke në kokë arrin ta shprehësh me fjalë. Të pëlqen të takosh njerëz të rinj dhe arrin të ruash qetësinë në situata të vështira. Të pëlqejnë detajet dhe mjafton një shikim për të kuptuar situatën.
Thonjtë në formë ovale
Je njeri i analizave. Je njeri që synon shumë lart dhe mundohesh shumë për të arritur gjithçka. Urren njerëzit dembelë.
Thonjtë e shkurtër dhe të vegjël
Nuk je i durueshëm, por je dikush që je gjatë gjithë kohës në humor dhe entuziast. Ndërsa kur je me nerva nuk e kontrollon dot veten. Je një njeri që mendon shumë, prandaj gjithmonë ‘shikon’ me mendje dhe jo me zemër.
Thonjtë e shkurtër dhe të rrumbullakët
Nuk të pelqejnë debatet dhe je njeri i qetë që tërhiqesh për të mos shkaktuar probleme. Prandaj tërheq miq të shumtë në jetën tënde.