Shikoni çfarë ka ndodhur me Chaser, qenin që njihte më shumë se 1000 fjalë!

Kuriozitete

Chaser meritonte titullin “qeni më inteligjent në botë”. Ishte i vetmi qen në planet në gjendje të njihte më shumë se 1 mijë fjalë të fjalorit të njerëzve, saktësisht 1 022 fjalë.
Një vit më parë qeni humbi padronin e tij, psikiatrin John Pilley që banonte në Karolinën e Jugut. Ai ishte adaptuar në vitin 2004.
Profesori i psikologjisë ishte i interesuar në inteligjencën e kafshëve dhe kishte stërvitur Chaser të kujtonte një numër të madh fjalësh dhe komandash. Bëhet fjalë për një sistem të vërtetë mësimi: çdo objekt lidhej me fjalën përkatëse.
Chaser dinte të gjithë emrat e kafshëve të balsamuar që profesori kishte në shtëpi. Për tre vite profesori e kishte stërvitur qenin, për 3-4 orë çdo ditë.
Qenit i tregonte një objekt dhe më pas ia përsëriste fjalën deri në 40 herë. Pastaj fshehte objektin dhe i kërkonte qenit ta gjente.
Qeni është varrosur në oborr, aty ku janë groposur dhe qentë e tjerë të familjes dhe ku është shpërndarë hiri i doktor Pilley, i cili vdiq në moshën 89 vjeç.