Shihni ëndrra të çuditshme? Ja disa gjëra që nuk dini rreth tyre…

Kuriozitete

endrrat

Të gjithëve na ka ndodhur që të zgjohemi një ditë dhe të mendojmë rreth ëndrrës që kemi parë. Shumë persona madje kërkojnë shpjegimet e tyre, nëse i mbajnë mend ato. Shumë të tjerë janë thjesht konfuzë, pasi nuk kuptojnë tamam se çfarë kan parë.
Por, kujt nuk i ka ndodhur që të kujtojë turbullt imazhet e ëndrrës? Kjo vjen si pasojë e një aktiviteti që truri jonë kryen çdo natë dhe është diçka që harrohet sapo zgjoheni.
1,Pjesa më e madhe e njerëzve mbi 10 vjeç, shikojnë ëndrra çdo natë. Në të shumtën e rasteve, nuk i mbajnë mend ato. Është gjë normale, e quajtur ndryshe Faza Rem. Ajo përjetohet sa herë që flemë gjumë.
2.Pjesa më e madhe e ëndrrave, harrohet 5 minuta pas zgjimit. Ndodh shpesh që sapo zgjohemi, e kujtojmë në perfeksion ëndrrën dhe mezi presim tja tregojmë dikujt për të kuptuar domethënien. Por pastaj, ajo zhduket nga memoria jonë si me magji. Kjo ndodh sepse truri eliminon gjysmat e gjërave të konsideruara “të padobishme”.
3.Nuk mund të bërtitet për ndihmë, gjatë një ëndrre që shkakton ankth. Shumë raste, personat kanë treguar se janë frikësuar, por anjsë tingull nuk dilte nga goja e tyre gjatë kohës që kërkonin ndihmë. Aryseja është e thjeshtë: Gjatë fazës Rem, muskujt e vullnetshëm janë të paralizuar dhe ndonëse duam të reagojmë, trupi jonë qëndron pa lëvizur.
4.Disa persona shohin ëndrra bardh e zi. Konkretisht 12% e personave në botë, shohin vetëm ëndrra bardhe e zi. Kjo gjë është më e zakonshme tek moshat nën 25 vjeç ose mbi 55 vjeç.
5.Ka persona që mund të nuhasin apo ndjejnë çdo gjë që shikojnë në ëndërr. Edhe pse kjo mund të duket absurde, studiuesit janë ende duke hulumtuar nëse bëhet fjalë për një ndjesi apo një kujtim të realitetit gjatë ëndrrave.