Dashi
Në palestër dhe pastaj në darkë në klub me miqtë për të festuar.
Demi
Do shkoni tek kafja juaj e preferuar ose më saktë tek restoranti juaj i preferuar për të shijuar një pjatë të shijshme buzëdetit.
Binjakët
Do takoni miqtë tuaj dhe do e jetoni atë ditë sikur të ishte e fundit.
Gaforrja
Do përqafoni njerëzit tuaj të dashur që nuk i kishit takuar gjatë kësaj periudhe.
Luani
Do hedhësh pizhamat nga dritarja dhe gati për një veshje plot glamour për të shkëlqyer.
Virgjëresha
Do vraponi të takoni shokun ose shoqen tuaj të ngushtë i/e cila po qan se ka ngelur pa punë gjatë karantinës dhe ju do i jepni zemër.
Peshorja
Vrap për tek qendrat estetike. Njerëzit do të mund t’ju takojnë pasi të kesh bërë mirë disa trajtime për flokët, fytyrën dhe të mos harrojmë thonjtë.
Akrepi
Seks, seks, seks. Ata që nuk janë karantinuar me të dashurin gjatë kësaj periudhe e kemi fjalën.
Shigjetari
Valixhet gati dhe aventurat e reja ju presin.
Bricjapi
Ju nuk keni shpresë, sërish zyra juaj e punës do jetë në plan të parë.
Ujori
Ujorit do i duhen disa pushime të tjera ( në një vend me det sigurisht), për të marrë veten nga “pushimet” në karantinë.
Peshqit
Nevojë e menjëhershme për të kërcyer në mënyrë që të largoni gjithë energjitë negative të mbledhura gjatë karantinës.