Dashi: Për shkak të ndikimit negativ të Jupiterit dhe Saturnit, duhet të prisni çaste të tensionuara, sidomos në datën 19. Fakti që duhet të tregoni çdo ditë sa vleni ju shkakton ankth, gjë që do të sjellë edhe disa shqetësime të vogla shëndetësore në dhjetë ditët e fundit të shkurtit.
Demi: Viti 2020 do të jetë vendimtar për ju, dhe gjatë shkurtit do të keni një dëshirë të madhe për të bërë sa më shumë gjëra. Falë kësaj, edhe mendërisht do të ndiheni shumë mirë. Kurat afatgjata që nisin tani do të jenë të suksesshme.
Binjakët: Marsi kundër shenjës suaj do të shkaktojë disa probleme psikofizike në fillim të muajit. Një ditë e vështirë do të jetë ajo e datës 4. Ju këshillojmë të bëni pak e saktë, jo shumë e për lumë. Rrezikoni të ndiheni të hutuar dhe të nervozuar në datat 24 dhe 25.
Gaforrja: Gjatë gjithë këtij muaji do të ndiheni nën presion dhe pikërisht pas datës 12 do të nisë një periudhë e lodhshme. Keni dëshirë të ndryshoni gjithçka, por ju mungon forca. Do të ndieni një lloj nervozizmi të madh të brendshëm gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Mos u stërmundoni dhe kini kujdes, se do të shpërqendroheni.
Luani: Po ndieni nevojën të nisni projekte të reja. Yjet janë të shkëlqyera, por stresi është i madh dhe nuk pushoni aspak. Nuk do të bënit keq sikur të kalonit disa ditë në një vend të këndshëm, edhe pse jemi në shkurt. Kurat janë të favorizuara nga data 19 deri më 26.
Virgjëresha: Shkurti do të jetë muaj i tensionuar edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor. Gjithçka vjen si pasojë e përkushtimit tuaj profesional. Keni aq shumë gjëra nëpër duar, sa nuk e dini më radhën që duhet të ndiqni. Ai që po kërkon një rrugë të re, do ta gjejë. Jeni të shpërqendruar.
Peshorja: Shkurti do të jetë muaj force për ju, edhe pse do të ndiheni disi nervozë. Urani ndikon shumë te ju, sidomos kur jeni të dashuruar. Duhet të ushqeheni rregullisht dhe të ruani qetësinë në ditët më të ngarkuara. Mos u lodhni, sidomos në datën 8. Kurat janë të favorizuara pas datës 24.
Shigjetari: Kthehet qëndrueshmëria në jetën tuaj, sidomos në aspektin emotiv. Nervozizmi zakonisht karakterizon gjendjen tuaj, por ju e shfrytëzoni sa më mirë, pasi nuk kënaqeni asnjëherë me pak. Shigjetarët ecin shumë dhe bëjnë sport pikërisht që të ndihen sa më të angazhuar, por edhe për të zbuluar gjëra të reja. Do të ndiheni disi të lodhur rreth datës 10.
Bricjapi: Edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor, shkurti do të karakterizohet nga nervozizmi, sidomos gjatë gjysmës së dytë të muajit. Mos reagoni keq ndaj keqkuptimeve apo provokimeve. Pika juaj e dobët janë gjunjët dhe dhembjet e kockave. Jupiteri ju mbron gjithmonë.
Ujori: Jupiteri dhe Saturni në këtë periudhë ju ftojnë të kuptoni më mirë se cilat janë energjitë tuaja të vërteta dhe të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike. Këto janë ditët ideale për ta bërë këtë. Duhet të çliroheni nga një barrë që ju mundon prej kohësh, pasi organizmi po lufton bashkë me ju. Këshillohen vitaminat dhe këshillat e mjekut.
Peshqit: Së fundmi, keni vuajtur shpesh nga dhimbjet e këmbëve, por situata do të jetë në përmirësim e sipër, por stresi do të vijojë ende në doza të larta, për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit. Kujdes me ftohjen e shpinës dhe kontrolloni mënyrën e të ushqyerit! Mos e mundoni stomakun në dhjetëditëshin e fundit të muajit.