Shën Valentini është ditë e bukur kur jeni në një marrëdhënie të shëndetshme por ama për shumë persona që janë vetëm le të themi që është një ditë e zakonshme. Por mos u mërzisni njerëz! Filmat janë një mënyrë e mirë për të shpenzuar kohën në këtë Shën Valentin, kështu nuk do t’a keni shumë mendjen duke urryer çiftet e lumtura.Jeni në fazën ku nuk e dini cfarë jeni?
Mund të shikoni filmin “Forgetting Sarah Marshall” mbase mund t’iu japë një indicie për t’i vënë një emër marrëdhënies suaj. Keni kimi që ndihet milje larg por ai ju ka futur në zonën më të urryer të mundshme atë të “friend zone”. Filmi më i përshtatshëm për ju do të ishte “The Switch”. Po dilni me dikë që e pëlqeni në një farë mënyrë por personi nuk ka ndërmend të lidhet me ju? Oh, po humbni kohë kot, shikoni filmin “Pirates of Caribbean” por vetëm! Nëse jeni e vetme fare dhe nuk dilni/flisni/flirtoni me askënd atëherë bëni gati një tonelatë me çokollata në formë zemre dhe shikoni filmin “Set it Up”. Më mirë e vetme sesa e keqshoqëruar apo jo?