Shembet ura multimilionëshe disa javë pasi ishte ndërtuar

Kuriozitete

C 4 articolo 2087710  ImageGallery  imageGalleryItem 0 image

 

Një urë që nuk kishte më shumë se dy javë që ishte ndërtuar në Siçili është shembur dhe një gjë e tillë ka hapur debat publik në vend.

Ura Scorciavacche ndodhet afër Mezzojuso-s, 25 milje nga Palermo në një shtrirje të autostradës që shkon përmes kryeqytetit të ishullit dhe Agrigento-s.

Shembja e urës ka bllokuar në mënyrë dramatike qarkullimin.

Kompania e ndërtimit përgjegjëse për projektin, “Anas”, tha se kolapsi ndodhi për shkak të “rrëshqitjes”.

Lidhur me incidentin, edhe kryeministri Renzi ka shkruar se kompania përgjegjëse do të përgjigjet për këtë shembje skandaloze.