Grupi i gjakut 0 është më i përhapuri tek njerëzit. Sipas studimeve njerëzit me grupin e gjakut 0 janë më të prirur për t’u prekur nga disa sëmundje në krahasim me të tjerët. Shumica e njerëzve me këtë grup gjaku janë të prirur për t’u prekur nga ulçerat, problemet me stomakun, mosfunksionimin e gjëndrës tiroide, niveleve të ulëta të hormoneve tiroide dhe mungesës së jodit. Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë hiperaktivë dhe impulsivë. Ata stresohen dhe inatosen lehtë. Kjo ndjeshmëri e lartë edhe ndaj gjërave të parëndësishme bashkangjitur një dietë të pashëndetshme mund të çojë në procese të dëmshme metabolike, të tilla si rezistencë ndaj insulinës, aktivitet i ngadaltë i gjendrës tiroide dhe shtim në peshë. Nëse njerëzit me grupin e gjakut 0 nuk mbajnë një dietë të shëndetshme ju rritet aciditeti në stomak dhe shtojnë në peshë sidomos në zonën rreth barkut. Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe duhet të konsumoni me moderim alkoolin dhe kafeinën. Njerëzit me këtë grup gjaku mund t’i japin gjak çdo grupi tjetër, por mund të marrin vetëm nga grupi i tyre.
Burimi: Noa