Mania “selfie” nuk synon të jetë thjesht një trend i momentit i atyre që e kanë passion, por tashmë ajo synon të kthehet në një profesion më vete. Kolegji “City Lit” në Londër filloi me një kurs të ri në program – “Arti i autoportretit”, që ofron bazat e fotografive të autoportretit.
Kursi që zgjat një muaj fillon në mars dhe bazohet në mësime teorike dhe praktike që do ta paraqesin artin e fotografisë dhe do t’ju ndihmojë studentëve ta kuptojë autoportretin si formë, shkruhet në përshkrimin e kursit. Edhe pse mund të përfundojmë që ky është një lloj trajnimi për të bërë “selfie” të mirë, nga studentët kërkohen mjete të vërteta, e jo smartphone.
Çdo kandidat duhet të sjellë pajisjen e vet të fotografimit dhe duhet t’i dijë bazat e fotografisë. Përveç “selfies”, studentët gjatë këtij muaji do të kenë ligjërata, prezantime, seminare, diskutime dhe punë në grupe. Kursi kushton 132 funta, përkatësisht 200 dollarë.