Sekreti i jetëgjatësisë është më i thjeshtë nga ç’mendoni, historia e pabesueshme e 107 vjeçares amerikane

Kuriozitete

Ndërkohë që shkenca nuk ka arritur akoma t’i japë akoma përgjigje pyetjes më fondamentale të njerëzimit ‘’A mund të jetojmë përjetësisht?”, një 107 vjeçare amerikane ka zbuluar se sekreti i saj nuk është ushqimi dhe gjenetika, por zgjedhja për të mos u martuar kurrë. Louise Signore, e cila jeton në Bronx, në New York,  zbuloi se gjatë jetës së saj ka ndjekur një dietë të rreptë dhe është ushtruar rregullisht megjithatë, ajo beson se arsyeja e vërtetë që ka jetuar më shumë se një shekull është sepse ajo kurrë nuk është martuar.

“Nëse duhet të bëj ushtrime, bëj ushtrime; nëse kam dëshirë të kërcej, kërcej. Bëj akoma pak kurs kërcimi. Pas drekës, mund të luaj bingo, kam të gjithë ditën në dispozicion. Besoj se sekreti i 107 viteve është: Unë nuk jam martuar kurrë. Ky është sekreti. Motra ime më thotë, ‘Do të doja të mos isha martuar kurrë.’’-tregoi ajo pwr ‘’CNN”.

Motra e Louise-s është 102 vjeç, kështu që jetëgjatësia mund të jetë e lidhur gjithashtu me gjenetikën.  Alelia Murphy, 114 vjeç, aktualisht mban fronin e gruas më të vjetër në botë, jeton në Shtetet e Bashkuara.