Shkencëtarët prej kohësh janë duke kryer kërkime se si të zgjasin sa më shumë vitet e jetës së njeriut, por deri më tani asnjë rezultat. E ndërsa shkenca është “mbrapa”, duket se “recetën” e kishte një 109-vjeçare.Jessie Gallan nga Skocia, pasi mbushi 109 vjeç, përpara se të vdiste, rrëfeu atë që e konsideronte si sekretin e jetëgjatësisë së saj. “Arrita deri në këtë moshë sepse i qëndrova larg meshkujve”, ka thënë ajo.Ajo ka argumentuar më tej se, sipas saj, burrat sjellin shumë probleme, “më shumë sesa ata vlejnë”. Ajo vetë nuk u martua kurrë, ndërkohë, ajo kujdesej për veten duke bërë rregullisht ushtrime, qoftë edhe të lehta fizike, ndërsa mëngjesin e kalonte gjithmonë me tërshërë.