Së shpejti do të zbardhet edhe Tirana, ja kur do të bjerë borë

Kuriozitete

bortairwaz

Meqenëse bie shumë rrallë, banorët e kryeqytetit e mirëpresin gjithmonë borën. Është ende e freskët pamja e një viti më parë, kur megjithëse ra dëborë në darkë, të gjithë njerëzit dolën nëpër rrugë, për të shijuar me fëmijët zbardhjen e qytetit. Këtë fundvit, pas shirave, do të gëzohemi sërish edhe me dëborë. Meteorologët pohojnë se ditët e para të vitit 2018-të do të na gjejnë të bardha. Rreshjet e dëborës do të jenë të dendura në zonat malore por nuk do të mungojnë as në kryeqyetet, pikërisht në ditëtn e dytë të vitit. Ndërkohë që temperaturat e ulëta do të jenë të ngjashme edhe ditët në vazhdim kur do të rikthehen edhe vranësirat.