Sa vite diferencë duhet të keni me partnerin për të mos u ndarë?

Kuriozitete

moshadiedkjd.jpg

 

Duket se shkenca ka arritur të zbulojë moshën ideale mes dy partnerëve. Studimi i bërë në universitetin Emory në Atlanta u ndërtua në bazë të një kampioni prej 3000 njerëzve të cilët kishin qenë të martuar të paktën 1 hërë. Sa më e madhe diferenca në moshë mes tyre, aq më i madh ishte shansi për divorc. Kështu, nëse ju dhe partneri keni 10 vite diference, keni 30% mundësi për tu ndarë. Nëse keni 20, rreziku kap shifrën e 95%.

Sipas shkencëtarëve, për një lidhje të suksesshme ju dhe parneri juaj duhet të keni vetëm 1 vit diferencë. Në këtë rast, shanset për tu ndarë janë vetëm 3%.