Sa të njëjtë aq edhe të ndryshëm, ku dallojnë femra dhe mashkulli Akrep

Kuriozitete

Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv. Nëse do të jeni partner i një Akrepi, jeta juaj në shtrat do të jetë një telenovelë e gjatë dhe me shumë seri.

Femra Akrep: Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dhe dinake. Di të jetë shumë misterioze, tinëzake, provokuese, por edhe emocionale. Akrepi femër është një grua ose vajzë flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi për të është shumë e rëndësishme që ai t’i fitojë besimin paraprakisht.

Mashkulli Akrep: Është po ashtu natyrë shumë pasionante, mjaft dominues në lojërat e dashurisë dhe në shtrat. Bën gjithçka për ta kënaqur në shtrat partneren e tij, sepse fantazitë e tij seksuale nuk kanë kufi. Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë.