“Hillary”, një kompani britanike, ka krijuar një mjet intuitive për të llogaritur se sa orë gjumë keni mangut që në momentin që jeni bërë me fëmijë. Për shembull, nëse keni binjakë që janë edhe një vjeç e gjysmë, llogaritësi parashikon që keni humbur gjithsej 5,919 orë gjumë, që është 247 ditë, ose tetë muaj.
Mjafton që ju të shkruani moshën e fëmijëve të plotësoni të dhënat dhe ky website ju tregon sa orë gjumi keni humbur!
Llogaritësi pastaj vazhdon të japë disa statistika informacione shtesë rreth rritjes së fëmijës suaj, sa këngë I keni kënduar sa herë I keni vënë të flenë në drekë etj etj. Kështu që tani, kur jeni tepër të lodhur nga qëndrimi zgjuar natën duhet të kuptoni që arsyeja është kjo: orët e shumta që keni humbur që kur fëmija ka lindur!