Mesatarisht, një grua ndryshon rreth 150 modele flokësh gjatë gjithë jetës.
Është e ditur tashmë nga të gjithë: pa parukierë, shumë gra do të ishin krejtësisht të humbura. Flokët shpesh reflektojnë ndryshime në jetën tonë.
Një studim britanik i kohëve të fundit tregoi se gratë ndryshojnë rreth 150 modele flokësh gjatë jetës së tyre. Kështu, një grua ndryshon mesatarisht dy herë prerjen dhe një herë ngjyrën çdo vit nga mosha 15 – 65 vjeç. Studimi nuk përcakton nëse shumica e këtyre ndryshimeve ndodhin në moshën 15 – 20 vjeç, periudhë kur femrat kërkojnë modelin ideal të flokëve dhe stilin që i përshtatet.