Sa kushton Tapeti i Kuq në Oscars?

Kuriozitete

Çmimet Oscars janë një ndër eventet më të rëndësishme botërore që zhvillohen çdo vit.

Kurioziteti i shikuesve mbetet gjithmonë tek parakalimi në Tapetin e Kuq, ku shfaqet shumë figura të njohura me veshje nga më të vecantat dhe më të bukura.

Sipas mediave ndërkombëtare, totali i buxhetit për organizimin e ceremonisë, është rreth 42 milionë dollarë, ndërsa Tapeti i Kuq, i gjatë rreth 150 metra, kushton rreth 360 mijë dollar.

Ndërkohë statuja Oscar, që jepet për fituesit, peshon disi më pak se 4 kg, ndërsa kushton rreth 500 mijë dollarë.