Shqipëria do të goditet nga valë më ekstreme të nxehti për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërkohë që tendenca e reshjeve po shkon në kah të kundërt me atë që ka rajoni. Rënia e tyre është me të paktën 20%. Këto janë disa nga rezultatet që nxjerr një studim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal i lidhur me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor.
I nxheti saharian do të dominojë vendin tonë duke mbajtur mot me diell dhe temperatura të larta. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat sot dhe nesër do të vijojnë të rriten me 2-3 gradë, ato do të shkojnë deri në 34-35 gradë celcius.