Sa ditë pushim mund të bëni me 700 mijë lekë në xhep në 32 vende të botës

Kuriozitete

udhetimetye

Sipas një studimi të kryer së fundi, britanikët mund të shijojnë deri në 6 javë pushime në Tailandë, 4 javë në Meksikë apo Xhamajka, me një buxhet prej 500 paund për person.
Por e njëjta sasi parash (që përfshin 3 vaktet kryesore, 4 pije joalkoolike në ditë, 2 birra, një kafe dhe përdorimi i transportit publik vetëm dy herë në ditë) do të mjaftonte për më pak se një javë në Zvicër, Norvegji, Danimarkë dhe rreth tetë ditë në Belgjikë, Irlandë, Finlandë, Australi dhe Itali.
Ky studim i kryer nga Travelex, arriti të publikojë edhe disa të dhëna në lidhje me koston ditore të një turisti në vende të ndryshme. Në këto shpenzime janë përfshirë, akomodimi, ushqimi, pijet, veshjet dhe aktivitete të ndryshme.
Bazuar në këto rezultate, 43 paund ishin të mjaftueshme për të tria vaktet e ushqimit në Tailandë, pijet dhe përdorimin e transportit publik. Ndërsa në vende të tjera si Bullgari, Republikën Çeke dhe në Hungari do të mjaftonin vetëm 20 paund.
Britanikëve do t’u duheshin vetëm 30 paund në ditë për të blerë gjërat për të cilat ata do të kishin nevojë kur të vizitojnë një shtet si Portugalia, e cila është cilësuar edhe në shumë postime të ndryshme si nga turistët ashtu edhe nga sondazhet të tjera të kryera si një prej vendeve ku pushimet janë shumë të lira.
Ndërsa në vendet skandinave, pothuajse blerja e po të njëjtave produkte apo përdorimi i po të njëjtave shërbime do t’u kushtonte turistëve rreth 90 paund në ditë, në shtete të tilla si Zvicër, Norvegji, etj. Ndërsa në Australi dhe në SHBA, do të mjaftonin 50 paund në ditë.
Turistëve, që këtë vit kanë zgjedhur si destinacion Spanjën, e cila shënoi një bum turistësh në 2016 (me rreth 75.3 milionë vizitorë) do t’u duheshin rreth 40 paund në ditë. Ndërsa ata që duan të vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe apo Kanadanë do t’u duheshin rreth 45 paund në ditë.
Vendet e Europës Lindore kanë çmimet më të lira të birrës dhe kafesë, me Bullgarinë që kryeson listën e vendeve ku ofrohet birra me çmimin më të lirë krahasuar me shumë shtete të tjera europiane, prodhuese të birrës. Burimi: Monitor.al