Pinguinët janë në rrezik zhdukjeje dhe një nga arsyet është edhe rritja e numrit të vizitorëve na Antarktitdë. Ndërsa rreziqet e lidhura me ngrohjen klimatike dhe peshkimin invaziv rriten, ndërsa ushqimi po reduktohet për shkak se disa specie peshqish dhe krustacesh me të cilat ushqehen pinguinët po minimizohen, turizmi po lulëzon drejt Antarktidës, mbretërisë së pinguinëve. Dhe në veçanti ,të 18 specieve të pinguinit perandor. Ekzistojnë ende mes 270.000 dhe 350.000, por shkencëtarët i konsiderojnë në rrezik zhdukjeje brenda vitit 2020.
Zhdukja e pinguinit perandor
Turizmi në Antarktidë është shumëfishuar që nga viti 1990 duke kaluar nga 3 mijë në 35 mijë persona në vit. Dhe anijet që vijnë në Antarktidë (me 300 pasagjerë në bord) janë të destinuara vetëm të shtohen.
Pinguini perandor i Antarktidës
Me shtimin e turizmit, kërkuesit, ushtarët e bazave dhe hulumtuesit e Universitetit të Sienës të cilët studiojnë jetën e pinguinëve në Antarktidë kanë arritur në përfundimin se në këtë zonë pinguinët janë shumë të rrezikuar. Dhe fati i tyre shënohet edhe nga turistët që harrojnë rregullat më banale të kontakteve me ta, si për shembull të dezinfektojnë shollat e këpucëve kur zbarkojnë në Antarktidë dhe të qëndrojnë larg pinguinëve. Një nga mënyrat për të helmuar jetën e tyre, është t’i trajtosh ato si objekt cirku.
Miq të pinguinëve
Në përgjithësi, nga 18 specie të pinguinëve në botë, 13 prej tyre po përballen me një kërcënim të vërtetë të ekzistencës së tyre. Habitatet më të goditura gjenden në hemisferën meridionale dhe mes kërcënimeve më të rrezikshme, përveç turizmit, është peshkimi jashtë kontrollit. Në këto kushte, programi ‘Friend of The Sea’ ka lançuar një projekt konservacioni për mbrojtjen e pinguinëve nga efektet shkatërruese të këtyre praktikave.
Rreziku i zhdukjes së pinguinëve
Pinguinët janë në rrezik zhdukjeje për shkak të peshkimit dhe dëmeve të tjera ambientale të shkaktuara nga njeriu. Megjithatë,sipas programit ‘Friend of The Sea’ ekzistojnë mënyra për ta ndaluar këtë problem duke menaxhuar peshkimin. Ky projekt përveçse propozon një menaxhim më të mirë të peshkimit, impenjohet për të mbrojtur edhe habitatet dhe riprodhimin e këtyre kafshëve.