Rreshjet dhe përmbytjen që lajmërohen që prej pasdites së sotme

Kuriozitete

permbylje

Menduam se e kaluam një etapë të rëndë përmbytjesh që përfshiu thuajse gjithë vendin, por nuk është kështu. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron se rreshjet e dendura do të rinisin këtë pasdite dhe do të vijojnë edhe nesër. Insituti paralajmëron gjithashtu përsëritje të përmbytjeve.

Në pjesën veriore dhe jugore të vendit reshjet do të jenë më të dendura ndërsa në pjesën qendrore më pak intensive. Pikërisht për shkak të dendësisë së tyre nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve locale urbane, kjo do të jetë në varësi të rrjetit të kanalizimeve. Për ditën e nesërme temperaturat minimale të ajrit do të jenë 5 gradë celsisus ndërsa ato maksimale 16 gradë celsius.