Më shumë se gjysma e njerëzve, me një vështrim të parë nuk arrijnë t’i dallojnë të dyja kafshët në këtë iluzion optik. Ata mund të shohin një rosë, ose një lepur. Vetëm pasi ata mësojnë se në këtë foto fshihen dy imazhe, atëherë ata përqëndrohen e arrijnë të shikojnë si lepurin ashtu dhe rosën.
Kyle Mathewson, neuroshkencëtar dhe autor i studimit shkroi se truri has vështirëse në interpretimin e një informacioni nëse ky i fundit lihet jashtë kontekstit.Truri priret t’i zmadhojë gjërat dhe të shohë imazhet e mëdha, në krahasim me ato të voglat që kërkojnë një përpunim më të madh të informacionit. Ky studim gjithashtu tregon se ne mund të kontrollojmë mënyrën e interpretimit të informacionit dhe jo të gjithë mendojnë njësoj për të zbërthyer një enigmë. Në rastet që njerëzve u thuhej në këtë foto mund të shihni një lepur dhe një rosë, njerëzit “urdhëronin” trurin për të parë të dyja kafshët, kësisojë më shumë se 90% e njerëzve pohonin se i dalluan të dyja kafshët. Ky numër ishte shumë herë më i ulët, në situatën kur ata nuk e dinin se imazhi i mësipërëm fshihte dy kafshë.
Ky studim gjithashtu tregon se ne mund të kontrollojmë mënyrën e interpretimit të informacionit të trurit me vetëm disa fjalë ose me një imazh. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë kur lexojmë një lajm, apo mësojmë diçka. Ne shpesh interpretojmë dhe kuptojmë në mënyrën se si ne duam ta shohim atë.
Filozofi Ludëig Ëittgenstein përdor këtë imazh për të vërtetuar se truri e përpunon informacionin e jashtëm në më shumë se dy mënyra të ndryshme! Ky studim vlen edhe për më gjerë duke u mësuar njerëzve se një problem , një ngjarje nuk ka një këndvështrim të vetëm, madje as një kontekst! The Independent