Rikthehet dimri, temperaturat dhe rreshjet e orëve në vazhdim

Kuriozitete

Untitled 1 Recovered

Harrojini ditet me diell dhe mot te mire. Se fundi do te perballemi me temperatura ne renie, reshje shiu dhe bore ne zonat e thella. Se paku ky eshte parashikimi qe ben Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, teksa nxjerr edhe tabelat ne pjesen e buletinit per rreziqet natyrore.
E shtune : pritet të ketë reshje lokale të dobëta, ndërsa në qarkun Vlorë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mbi 1.000 m mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formën e dëborës.

TEMPERATURAT e shtunë, dt.13, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 3 °C / 13 °C
në vendet malore: -1 °C / 5 °C.
ERA Në veri të vendit era pritet të fryjë e fortë.

motieshtune