Jo gjithmonë personave të famshëm, fati i ka ecur mbarë, sidomos kur bëhet fjala për biznes, në këtë rast restorant. Ja cilët janë ata që iu desh ta mbyllnin “kuzhinën” e tyre para se ta hapnin.
Restoranti i Justin Timberlake, në Manhattan ishtë një sukses kur u hap në vitin 2006. Perveçse pas tij qëndronte emri i famshëm i Justin, ai kishte edhe një shef kuzhine mirënjohur në New York dhe një klientelë VIP-ash por problemi i këtij restoranti qëndronte tek sistemi hidraulik. Ai mbyllej përkohësisht gjatë viteve për shkak të përmbytjeve derisa u mbyll përfundimisht në vitin 2013.
Edhe ish e dashura e Timberlake dhe ylli i pop-it, Britney Spears hapi në vitin 2002 një restorant në ortakëri me shefin e kuzhinës Bobby Ochs. Restoranti quhej NYLA i cili vinte nga bashkimi i fjalëve New York nga vendndoshja e restorantit dhe Lousiana nga ku Spears vjen. Pas 5 muajsh, Britney hoqi dorë për shkak të mungesës së informacionit mbi mbarëvajtjen e restorantit nga ana e ortakut të saj.
Viti 2002 do të mbahet mend për Jennifer Lopez, jo vetëm për fejesën e saj me Ben Affleck por edhe për shkak të hapjes së restorantit të saj. Restoranti bazohej në një menu nga gatimet e mamasë së këngëtares, megjithatë klientët ankoheshin vazhdimisht për ushqimin. J-Lo e mbylli atë në vitin 2008 për të mos e rihapur më kurrë.