Nilanshi Patel rivendosi rekordin pasi ka më shumë se një dekadë që nuk pret flokët e saj.
Patel nga qyteti i Modasa në Gujarat e rekordin e vet të vendosur në vitin 2018 me gjatësinë e flokëve prej 170.5 cm.
Ndërsa tani ajo ka një gjatësi flokësh prej 190 cm.
Miqtë dhe shokët e saj i kanë vendosur nofkën “Rapunzel”.
Adoleshentja mori vendimin për të mos i prerë më flokët e saj pas një përvoje të keqe në një parukeri në moshën 6-vjeçare.
“Që nga ajo kohë kisha frikë të prisja flokët dhe prindërit e mi e pranuan dëshirën time,”- tha vajza.
Asaj i duhet të veshë këpucë me taka nëse nuk dëshiron që flokët ti prekin tokën.
“Kryesisht i mbaj bishtalec, por ndërsa luaj ose në raste të tjera i mbledh,”- shtoi ajo.