Receta e bukës së Pashkëve, më e thjeshtë se çdo gatim!

Kuriozitete

Buka e Pashkëve përveç se një recetë tradicionale e festës së Pashkëve është edhe një recetë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për këtë të dielë. Me pak kohë dhe mund ne po ju tregojmë se si të përgatisni vetë në shtëpi bukën më të mirë të Pashkëve:
1 kg miell

5 kokrra vezë

300 gr sheqer

200 gr gjalpë i shkrirë

3 paketa maja të vogla 10g (30g)

1 lugë kafeje kripë

1gotë uji me qumësht të vakët (200gr)

lëkurë të grirë të 1 kokrre portokalli

1 të verdhë veze për lyerjen nga sipër, para pjekjes

Përgatitja:

Marrim 250 gr miellin në fillim dhe i përziejmë bashkë me majanë dhe qumështin e vakët dhe e lëmë në një vend të mbuluar të vijë për 20 minuta.

Në një enë tjetër marrim vezët, sheqerin, kripën dhe miellin që na mbeti dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Marrim masën e përgatitur më përpara mbasi kanë kaluar 20 minuta dhe i përziejmë bashkë. Hedhim ngadalë gjalpin e shkrirë deri sa të na bëhet një brumë i butë. E lëmë të mbuluar deri sa të vijë dyfishi i brumit.

Në momentin që brumi ka ardhur dyfish formojmë forma të ndryshme. Marrim tavën dhe e lyejmë me gjalpë e vendosim brumin e bërë në forma. Pasi që t’i kemi vendosur në tavë të gjitha format e bëra, e marrim dhe e fusim në furrë tavën dhe lëmë deri sa të fryhen prapë.

Në momentin që brumi ka ardhur përsëri, marrim një të verdhë veze dhe i lyejmë nga sipër me një furçë kuzhine dhe i pjekim në temperaturën 150° për 35-40 minuta. Ju mund të vendosni vezë në mes të brumit, kjo varet nga dëshira juaj. Pasi të jetë bërë gati këtë bukë e vendosim në mes të tryezës së bashku me vezët e ngjyrosura të Pashkëve.