Qyteti “i frikshëm” austriak ku Hitleri testonte bombën atomike

Kuriozitete

165489 1
Një fabrikë e madhe sekrete e regjimit nazist është zbuluar nën qytezën e qetë St. Georgen an der Gusen të Austrisë.

Besohet se kjo ka vepruar për zhvillimin dhe testimin e armëve të shkatërrimit në masë, përfshirë bombën atomike.

Fabrika shtrihet në 75 hektarë dhe mbikëqyrej nga shefin i SS-ëve, Heinrich Himmler.

Fabrika u zbulua nga krijuesi i dokumentarëve, Andreas Sulzer, që referencat i gjeti në ditarët e një fizikanti austriak, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Për të hyrë në fabrikë nuk ishte lehtë. Me buldozerë janë thyer pllakat masive të granitit me të cilat nazistët me 1945 e fshehën hyrjen.

Fabrika me korridoret sekrete lidhej me fabrikën B8 Bergkristall B8 që prodhonte aeroplanin luftarak Messerschmitt Me 262, ndërsa aty shfrytëzohej puna e robërve nga kampet e përqendrimit. Për shkak te kushteve të vështira aty thuhet se kanë vdekur 320 mijë të burgosur.