Qytetet më të çuditëshme në botë

Kuriozitete

 

 

q5

Kreativiteti i njeriut nuk ka kufij. Njerëzimi ka gjetur mënyra unike për të jetuar edhe në vendet më të pazakonta.

Ne fotot me larte do te shikoni disa prej qyteteve më të çuditëshme në botë.

Kështjella kineze
Mendojeni veten se po jetoni në një pallat ku të gjithë mund të shohin njëri-tjetrin, dhe të keni rreth 800 fqinjë. E tillë është jeta në një “tulu”, që është një lloj kalaje në Kinën juglindore.
Në shekullin e 15, “Tulutë” mbronin komunitetet nga banditët, të cilët do ta kishin të vështirë që të pushtonin një fortesë të tillë.
Në vitet 1980, analistët amerikanë, duke inspektuar disa fotografi të marra nga sateliti, menduan se “Tulutë” ishin vende prej ku niseshin bomba bërthamore.

q1

I pari qytet prej balte me qiejgërvishtës në botë.

Nga larg ai duket si çdo qytet tjetër modern. Por sa më shumë afrohemi, e kuptojmë se ndërtesat ndodhen në mes të shkretëtirës. Ato janë ndërtesa qindravjeçare dhe prej balte.
Në shekullin e 16-të, qyteti tregtarë i Shibamit, ishte mjaft i mërzitur nga banditët. “Të urtët” e qytetit kuptuan se hajdutët nuk e kishin zbuluar akoma fluturimin, kështu që ata e ndërtuan qytetin e tyre…drejt lartësive.
Sigurisht, ndërtimi i tyre është mjaft i rrezikshëm, sepse bëhet fjalë për rreth tetë kate të ndërtuara me baltë. Për fat të mirë, në këtë vend nuk bie shpesh shi, përndryshe ky qytet do të kishte shkrirë.

q1

Kullat në shkëmb, Jemen
Grabitësit dhe plaçkitësit kanë qenë gjithmonë një problem për banorët e gadishullit Arabik. Prandaj, për të parandaluar banditët gjakësorë, banorët e Jemenit i ndërtuan fshatrat e tyre në buzë të shkëmbinjëve. Një nga këto fshatra, Al-Haxheri, u ndërtua në shekullin e 11-të dhe ekziston ende edhe sot.

q1

Një manastir për filmat e “Batmanit”
Mendoni se Ras Al Gul dhe ndërtesat e tij ekzistojnë vetëm në faqet e librave apo në botën e një filmi? Gaboheni! Manastire të tilla të ngjashme, ekzistojnë akoma në lartësitë më ekstreme të Himalajeve. Një i tillë është edhe manastiri Ki, i cili ndodhet rreth 4200 metra mbi nivelin e detit. Në këtë manastir jetojnë murgj budist që nga shekulli i 11-të.

q1

Qyteti blu, Marok
Kur udhëtarët kalojnë nëpër qytetin Chefchaouen në Marok, ju krijohet përshtypja sikur kanë hyrë në fshatin e Pufave. Banorët e këtij qyteti të cilët janë hebrenj, e lyen qytetin e tyre më ngjyrë blu, dhe këtë traditë e kanë rruajtur deri në ditët e sotme.

q1

Qyteti i gurtë, Portugali
Banorët e Monsantos në Portugali që prej shumë shekujsh jetojnë në shtëpi të ndërtuara poshtë gurëve të mëdhenj. Tavanet e tyre të gurta të japin ndjesinë sikur ndodhesh në historinë e “Zotit të Unazave” ose ndoshta në një qytet të pazakontë mesjetar.

q1

Qyteti nëntokësor në mes të “askundit”, Australi.
Qyteti Coober Pedy është ndoshta destinacioni më i vështirë në Australi, ose më mirë në të gjithë botën.
Zbulimi në vitin 1915 i depozitave me opal në këtë zonë, tërhoqi një numër shumë të madh gërrmuesish. Gjatë periudhës së gërrmimeve, duke parë se temperaturat ishin shumë të larta dhe nxehtësia e padurueshme, ata vendosën që të qëndronin poshtë sipërfaqes së tokës. Qyteti ndodhet në një largësi prej tetë orësh nga qyteti më i afërt.

q1

Qyteti-varrezë, Filipine
Të jetosh në mesin e të vdekurve është diçka e urryer nga të gjithë. Për fat të keq, më shumë se 10.000 banorë të Varrezave të Veriut në Manila, nuk kanë zgjidhje tjetër.
Për shkak të mbipopullimit në lagjet e varfëra të kryeqytetit Filipinas, familje të tëra janë detyruar të gjejnë strehim në mausoleume. Ata i kanë kthyer varrezat në qytet, me restorante dhe dyqane.
Disa prej këtyre familjeve kanë sjellë në këto banesa-varre edhe energji elektrike. Ekonomia e Nekropolit (qytetit të të vdekurve) mbahet me të ardhurat që vijnë nga ambjenti ku ata jetojnë. D.m.th. banorët paguhen për të ruajtur dhe mirëmbajtur varret.

q1

Shtëpi-shpella kineze 
Banorët e Provincës Shanxi në Kinë, kanë gjetur një zgjidhje ekonomike për strehimin e tyre. Ata jetojnë në shpella!
I gdhendin shtëpitë e tyre në faqet e kodrave ose edhe direkt në sipërfaqen e tokës. Dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për një fenomen që ndodh rrallë. Më shumë se 30 milionë njerëz jetojnë në një mënyrë të tillë.

q1