Olivia Sievers ra në “dashuri” me qenin i cili gjendej gjithmonë në aeroportin e Buenos Aires-it në Argjentinë.
Ajo punonte stjuardese dhe një ditë ajo vendosi ta ushqente atë dhe ai ishte gjithmonë aty sa here që ajo kthehej aty.
E dashur ndaj kafshëve, ajo e kishte ushqyer Rubion dhe që nga ai moment qeni “kishte nisur fushatën” që të bëhej pjesë e familjes.Rubio priti jashtë hotelit ku akomodohej Olivia çdo natë, për gjashtë muaj me radhë.
Sa herë që ajo kthehej në Buenos Aires, qeni ishte gjithmonë përballë hotelit.
“Rashë në dashuri me qenin për shkak të këmbënguljes së tij për të qënë pranë meje, ndaj vendosa ta marr me vete në Gjermani”, ka thënë vajza e cila adoptoi Rubion / Albeu