Oficerët e Departamentit të Policisë në Odessa u shokuan kur Chico hyri në komisariat dhe vendosi këmbët në tavolinën e policëve.
Pronari i tij, Edward Alvarado mori vesh për ngjarjen vetëm kur nipi i tij i dërgoi mesazh duke i thënë se kishte parë fotot e Chico, të publikuara nga policia, në mediat sociale.
“Më pyeti nëse ishte Chico. Dola jashtë, pashë dhe qeni ishte aty. Ai e di ku të shkojë.”
“Isha i impresionuar. Pronari na tha se qeni ishte i tij dhe ishte kthyer në shtëpi,”- tha oficeri i policisë.