Pushimet e fundvitit: Ku do t’i gjejë viti 2019 shqiptarët?

Kuriozitete

2019shqipa.jpg

Jemi në prag krishtlindjesh, por ndryshe nga cdo vit tjetër, ky vit do t’i gjejë shqiptarët në vendlindje.
Sipas një sondazhi të kryer Shqiptarët kanë preferuar më shumë vendin e tyre për të kaluar festat e fundvitit. Arsyet janë të ndryshme, ekonomia e ulët, angazhimet në punë por edhe gjithcka tjetër që po ndodh në rajon dhe vend. Një arsye tjetër që është bërë shkak për të marrë një vendim të tillë është edhe protesta studentore.
Gjatë Dhjetorit vihet re një numër i madh i ardhjes së emigrantëve në Shqipëri, të cilët vijnë për të festuar së bashku me familjarët e tyre. Ky është edhe një faktor tjetër që i mban shqiptarët në vendlindje. Agjensitë turistike e konfirmojnë uljen e numrit të rezervimeve kundrejt vendeve të Europës krahasuar me vitin parardhës. Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia mbeten një opsion i mirë për t’u larguar nga monotonia dhe rutina e përditshme.