Rreth 72% e njerëzve në botë janë të mendimit se idetë më brilante vijnë gjatë dushit. A mendoni se frymëzimi është më i madh në një moment relaksi siç mund të jetë një banjë e nxehtë, apo është thjesht një legjendë?E dinit që “shkenca e të bërit asgjë” është në fakt diçka?Prisni, nuk po flasim për përtacë apo për ata që shtyjnë gjatë gjithë kohës detyrat e tyre. Po flasim vërtetë për artin e të bërit asgjë. Është shumë e rëndësishme për krijueshmërinë tonë që thjesht të ndalojmë dhe të relaksohemi.
Mund t’ju duhet se asgjë s’po ndodh apo se jeniduke humbur diçka atje jashtë, por s’është kështu. Është pikërisht kjo koha kur truri ka mundësinë perfekte për të qenë më kreativ dhe ju keni shansin për të shpikur ide gjeniale. Meditimi është gjithashtu një kura më e mirë për të përmirësuar shëndetin dhe reduktuar stresin. 10 ose 20 minuta në ditë do t’ju bëjnë më produktivë. Ndonëse shoqëria na shtyn të punojmë dhe studiojmë përherë e më shumë, mos harroni të bëni ndërpreje të vazhdueshme gjatë rutinës suaj ditore. Rinovoni sistemin tuaj mendor dhe do ta shihni si universi do të punojë për ju por edhe ju duhet të punoni së bashku me universin.